Anëtarësimi i vendeve në NATO, Boris Johnson mbërrin në Suedi, vizitë dhe në Finlandë

schedule12:28 - 11 Maj, 2022

schedule 12:28 - 11 Maj, 2022

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka mbërritur në Suedi për të nisur një udhëtim 24-orësh ku pritet të vizitojë edhe Finlandën, shkruan BBC.

Johnson do të takohet me liderët e të dy vendeve ndërsa ata do të shqyrtojnë nëse do të anëtarësohen në NATO dhe do të diskutojnë përgjigjen e Europës ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Që nga pushtimi i Ukrainës, Finlanda dhe Suedia kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e aleancës pavarësisht  historisë së tyre të gjatë të neutralitetit ushtarak.

Johnson pritet të mbajë një konferencë për shtyp në të dyja vendet përpara se të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Rikujtojmë se kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të mirëpresë Finlandën dhe Suedinë me “krahë hapur” nëse do të vendosin të bëhen pjesë e aleancës.

/abcnews.al