Ambasada njoftim për shqiptarët që jetojnë në Francë

schedule15:04 - 10 Maj, 2021

schedule 15:04 - 10 Maj, 2021

Ambasada shqiptare në Francë ka shpërndarë në njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin francez.

Në njoftim thuhet se ata që kanë aplikuar deri më datë 9 prill për pasaportë apo kartë identiteti pranë këtij institucioni duhet ta tërheqin atë në tre ditët e para të Javës nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

“Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 9 prill (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë të tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 14:00 deri 16:00”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al