Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku pesë foshnja të porsalindura janë gjetur të pajeta brenda një banese në qytetin Oranzh, në juglindje të vendit.
Sipas mediave franceze, trupat e foshnjave u zbuluan brenda disa kutive kartoni në shtëpinë e një çifti. Zbulimi ka vënë në lëvizje autoritetet, të cilat kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse foshnjat kanë lindur me shenja jete, si edhe kohën kur kanë ndërruar jetë.
Misteri është thelluar edhe më shumë pasi, sipas raportimeve, gruaja qe jetonte ne ate banese kishte sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm vetëm pak orë më parë. Ky zhvillim pritet të jetë pjesë e hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet franceze.



