Ambasada e Shqipërisë u dëmtua nga sulmet ruse në Kiev, ambasadori rus thirret në Ministrinë e Jashtme

schedule18:28 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 18:28 - 20 Dhjetor, 2024

Ambasadori rus është thirrur në Ministrinë e Jashtme. Mësohet se ambasadori rus është thirrur për të dhënë sqarime apo shpjegime të mëtejshme lidhur me raketat ruse në Kiev, ku u godit edhe ambasada shqiptare.

Ambasada shqiptare në Kiev u dëmtua, si pasojë e sulmeve ruse në kryeqytetin e Ukrainës, më 20 dhjetor.

Dëme nga ky sulm pësuan edhe pesë ambasada të tjera.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!