Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasada amerikane i dhuron AKK teste rapide antigjen

schedule12:12 - 28 Maj, 2021

schedule 12:12 - 28 Maj, 2021

Ambasada amerikanë Kosovës i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës teste rapide antigjen në vlerë prej 476.000 dollarë.

AKK përmes një postimi në Facebook thuhet se testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.

 “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dje i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Antigjen në vlerë prej 476.000$  me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM. Testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.



Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Z.Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”, shkruan AKK në Facebook. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!