Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, parashikimi i motit për sot

schedule07:16 - 29 Mars, 2022

schedule 07:16 - 29 Mars, 2022

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Parashikohet që herë pas here në territorin Shqiptar vranësirat të pësojnë zhvillime të për kohëshme, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, POR do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të përfshijnë të gjithë Kosovën për gjatë gjithë ditës. Parashikohet që vendi të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU edhe pse herë pas here vranësirat do të shtohen nuk do të mund të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të PARAQITET në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare për gjatë gjithë ditës. POR parashikohet të ketë intervale të shkurtra kohore KU vranësirat të pësojnë zhvillim gjatë pasdites. Ndërsa mbrëmja sjellë dobësim të vranësirave./abcnews.al