Alonso gati për hapin e madh, merr ofertë nga një klub belg për pankinën

schedule21:56 - 13 Maj, 2022

schedule 21:56 - 13 Maj, 2022

Xabi Alonso mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner. Spanjolli është trajneri i Real Sociedad B. që militon në LaLiga II dhe është duke luftuar për të qëndruar në këtë kategori.

Gjithsesi tani në Spanjë mediat raportojnë se ish-mesfushori i Real Madrid, Liverpool e Bayern Munich është kontaktuar nga Club Brugge.

Alfred Schreuder u kthye tek Ajax për të zëvendësuar Erik ten Hag sezonin e ardhshëm dhe belgët tani po mendojnë për Xabi Alonson në stol. / abcnews.al