Edhe 90 minuta të tjera. Kaq mbetet nga fundi I sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore. Po kaq kohë kanë në dispozicion disa prej skuadrave që nuk i kanë siguruar ende objektivat e tyre.
Për këtë arsye, e diela e javës së 36-të është vendimtare për garën e mbijetesës dhe biletën e fundit për në “final four”.
Kjo është tabela e renditjes pas javës së parafundit. Gjithçka e hapur në fundin e klasifikimit, ku do të vendoset se cilat do të jenë dy skuadrat që do të bien në një kategori më poshtë dhe cila prej tyre do të ketë edhe një tjetër shans në play off.
Kjo duket mundësia e vetme për Tiranën. Rekordmenët e titujve rrezikojnë një dështim të vërtetë nëse nuk fitojnë derbin kundër Dinamo City, që tashmë e ka siguruar vendin në finalet për titullin kampion.
Një përballje direkte për mbijetesën është ajo mes Skënderbeut dhe Bylis. Ballshiotët mund t’i bëjnë llogaritë edhe me barazimin, ndërsa asnjë rezultat tjetër nuk I bën punë skuadrës korçare, që kërkon të shfrytëzojë edhe faktorin fushë.
Kaq për mbijetesën, ndërsa një tjetër finale në javën e fundit të Kategorisë Superiore është ajo mes Partizanit dhe Af Elbasanit, që do të vendosë përfundimisht se cila nga këto skuadra do të plotësojë “final four”.
Me pikë të barabarta, por me epërsinë e sfidave direkte, për momentin në vendin e katërt është ekipi verdheblu. Për të ndryshuar këtë situatë dhe për të shpëtuar sezonin, Parizani duhet të fitojë me çdo kusht në shtëpinë e tij./abcnews.al