Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aleati i Putin: Rusia ka fuqinë t’u tregojë vendin të gjithë armiqve

schedule10:14 - 17 Mars, 2022

schedule 10:14 - 17 Mars, 2022

Rusia ka fuqinë për t’u treguar vendin të gjithë armiqve. Kjo ka qenë deklarata e aleatit më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Medvedev, i cili shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012 dhe tani është zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Në deklaratën e tij ai shtoi se Rusia do të prishë “komplotin rusofobik” të Perëndimit për të copëtuar Rusinë. Medvedev u shpreh se Shtetet e Bashkuara kishin ngjallur rusofobi “të neveritshme” në një përpjekje për ta detyruar Rusinë të gjunjëzohej dhe më pas ta copëtonte atë.

“Nuk do të funksionojë – Rusia ka fuqinë të vendosë të gjithë armiqtë tanë të guximshëm në vendin e tyre”, tha Medvedev.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!