Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Alarmi për bombë/ Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale! S’ka asnjë të përbashkët me lirinë e vërtetë

schedule17:44 - 14 Shtator, 2026

schedule 17:44 - 14 Shtator, 2026

Zv kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me alarminnfals mëngjesin e sotëm për bombë në një shkollë në kryeqytet. Koçiu theksoi se nuk është një shaka e hidhur, as test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.
Koçiu shtoi se kjo lloj çmendurie shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, por nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.

“Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.
Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!