Alarm apo dorëzim? Guardiola: Nuk jemi gati për të konkurruar me emrat “big”

14:40 | 09/12/201914:400

Humbja në derbin përballë Manchester United është përjetuar keq nga Pep Guardiola. Manchester City u mposht 1-2 në shtëpi nga “Djajtë e Kuq”, Liverpooli është “arratisur” dhe kreu është 14 pikë larg.

Mbrojtja e titullit kampion është një mision pothuajse i pamundur dhe trajneri spanjoll i “Qytetarëve” lëshon alarmin në një prononcim për AS.

Manchester United e ka kualitetin për të mbrojtur dhe për të goditur kundërshtarin me kundërsulme. Ky është niveli i kërkuar kur luan përballë ekipeve si United, Liverpool, Barcelona, Real Madrid apo Juventus. E vërteta është se, ndoshta, nuk jemi gati për të konkurruar me këto ekipe“, thekson Guardiola. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono