Akuzoi arbitrin se favorizoi PSG-në, pezullohet presidenti i klubit francez

schedule17:39 - 19 Nëntor, 2020

schedule 17:39 - 19 Nëntor, 2020

Nantes humbi 0-3 kundër PSG në sfidën e kampionatit të datës 31 tetor. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në barazim 0-0, teksa kampionët nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të sfidës.

Në pushim ndodhi diçka që i bëri përshtypje presidentit të Nantes. Waldemar Kita pa që drejtues dhe lojtarë të PSG po bisedonin me arbitrin kryesor të ndeshjes.

Më pas u akordua një penallti e dyshimtë për miqtë, që fituan 0-3. Episodi i ndodhur në pushim të sfidës zemëroi kreun e Nantes, i cili lëshoi akuza për favorizim ndaj PSG-së.

Fjalët e tij nuk janë pritur mirë nga Komisioni i Disiplinës i Ligës Franceze të Futbollit, që ka dënuar Kita me dy muaj pezullim nga aktiviteti sportiv në Francë. /abcnews.al