Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Akuzat e PD janë hedhur poshtë në Bruksel”, Nura: Në selinë blu, ka nisur të ketë zëra kundër Berishës!

schedule19:18 - 15 Korrik, 2026

schedule 19:18 - 15 Korrik, 2026

Analisti Artur Nura u shpreh se mesazhi i partnerëve ndërkombëtarë është i drejtpërdrejtë dhe se Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Ai tha se akuzat e PD janë hedhur poshtë në Bruksel dhe se brenda selisw blu kanë nisur të dëgjohen zëra kritikë ndaj Berishës. Sipas tij, avancimi i procesit të integrimit europian ia bën opozitës më të lehtë punën politike.

“ Mesazhi është i drejtpërdrejtë, Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të futen në BE. Mjafton ta lexosh në fjalën e tyre. Në gjeopolitikë nuk lexohet në gjuhë të ftohtë, por në vullnet politik. Akuzat e PD janë hedhur poshtë në Bruksel. Kur Berisha shkon tashmë nuk ia kanë hequr mikrofonin, na bën me dije përmes fotove dhe montazheve dhe ata janë ende në sallat e mbledhjeve, jo në zyra.



Tashmë kanë nisur të ngrenë zërin edhe ata që janë poshtë kokës. PD është katandisur nga pikëpamja elektorale, ndërsa ndërkombëtarisht kanë vështirësi në komunikim. Integrimi ia bën opozitës punën më të lehtë. Në PD ka nisur të ketë zëra kundër Berishës.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!