Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzat e Metës ndaj Bashës, PD: Përmes mashtrimeve tenton të përçajë Partinë Demokratike

schedule18:15 - 22 Nëntor, 2021

schedule 18:15 - 22 Nëntor, 2021

Menjëherë pas akuzave të Presidentit Ilir Meta, një kundërpërgjigje ka ardhur nga Partia Demokratike. “Selia Blu” thekson se Ilir Meta po bënë mashtrime dhe synon të përçajë PD-në.

Me tej PD thekson se demokratët e njohin mirë Ilir Metën, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë.

Postimi i Metës: 



“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”, thuhet në reagim. 

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!