Akuza për Thaçin, analisti: Kosova duhet të bashkepunojë me Gjykatën Speciale

schedule20:15 - 1 Korrik, 2020

schedule 20:15 - 1 Korrik, 2020

Në një intervistë për e emisionin “Ballkan” në Abc News, analisti Naim Rashiti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë akuzuar nga prokurori special për krime lufte.

Lidhur me këtë, Rashiti tha se kjo do të mbajë peng Koosvën për një kohë të gjatë dhe se dialogu me Serbinë do të ngecë. Sipas tij Kosova duhet të  bashkëpunojë me Gjykatën Speciale.

“Zhvillimet e fundit me gjykimet që do të vijnë në raport me ish-luftëtarët e UCK-së, por besoj me gjithe nomeklaturën e saj, do ta mbajnë peng Kosovën për një kohë të gjatë për faktin që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në janë të padefinuara dhe nuk do të definohen derisa të ekzistojnë Dhomat e Specializuara, e dyta, dialogu me Serbinë do të ngecë, anëtarësimi I Kosovës në organizata ndërkombëtare do të ngecë, dhe zhvillimi i brendshëm do të jetë mjaft diskutabil”, u shpreh ai. /abcnews.al