Aktorja shqiptare e djeg me shoqet festën e beqarisë

schedule22:00 - 7 Korrik, 2019

schedule 22:00 - 7 Korrik, 2019

Aktorja bukuroshe shqiptare Fiona Gllavica do i japë fund beqarisë në 12 Korrik. Fiona do të martohet me të fejuarin e saj Arbnor Pacolli.

Sot aktorja ka festuar “festën e beqarisë” dhe është mbledhur me mikeshat e saj. Fiona dukej shumë elegante e veshur me një fustan të bardhë dhe me vello.

Aktorja dhe i fejuari i saj kanë filluar përgatitjet për dasmë dhe kanë ndarë ftesat te njerëzit e tyre më të afërm.

Aktorja u fejua me Arbnorin në Gusht të vitit 2017. Ajo mbahet mend pasi është komentuar në media prej rolit në serialin “Ç’ka ka shpija”./abcnews.al