“Akti normativ për qiratë”, Rama: Në një kohë tjetër do ishte skandal por jemi në luftë

schedule18:57 - 3 Prill, 2020

schedule 18:57 - 3 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se qeveria po diskuton disa mundësi për të liruar lëvizjen “me pikatore” në javën e ardhshme bazuar në shifrat pozitive të përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu për aktin normativ për shtyrjen e pagesave për qiratë i cili është diskutuar së tepërmi ditët e fundit, kryeministri tha se jemi në kohë lufte, dhe në kohë lufte cdo vendim është për arsye madhore sic është ajo e fatkeqësisë natyrore.

“Ndërkohë që jemi futur në zonën e zjarrit dhe motoja “ekonomia” bie por ekonomia ngrihet, ndërsa të vdekurit nuk “ngrihen”. Qëllimi dhe misioni ynë si individë, familjarë si shqiptarë është të mbrojmë këdo që kemi përreth dhe sëbashku të mbrojmë Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Jeta nuk ka çmim, hallet janë për njeriun dhe çka nuk të vret të forcon. Unë po  ju them se gjithsecili prej jush mund të gjej tek vetja, ose të afërmit, tek dikush tjetër, në familje provën se cka nuk të vret të forcon. Qëllimi ynë është që atyre që janë në hall tu qëndrojmë sa më pranë. Sot kemi pasur 27 persona të infektuar. Jemi në një moment shumë kritik të luftës, dhe duke vënë re që, për shkak të ecurisë pozitive të gjithë kësaj përpjekje të përbashkët, shumëkush ka filluar të mendoj për të nesërmen dhe të harrojë atë që është kryefjala e sotme.

Duke lexuar dhe duke ndjekur ju në mënyrë të vazhdueshme, kam vënë re që shumëkush ka filluar, është ende herët dhe s’duhet qahet për masat shtrënguese, dhe pa filluar të flasë më shumë çfarë i takon ditës.

Patjetër e nesërmja është shqetësimi ynë i përbashkët dhe është shumë më e vështirë pa përjashtim. Edhe për mua është e vështirë që duhet të bëj gjithçka për të ndihmuar secilin prej jush, por edhe të mundohem që shtëpia e përbashkët të mos shembet, dhe e nesërmja të mos jetë shumë më e rëndë për ne dhe vendet e tjera.

Sot po të mos kishim marrë të parët masat që morëm, po të mos kishte qenë ky mirëkuptim mbarë-popullor dhe rezistenca e popullit shqiptar, ne nuk do numëronim 17 të vdekur që janë të gjitha jetë njerëzishsh që dhembin, por do të ishim në një tunel ku nuk do të dilnim dot pa mijëra të vdekur. Këtë mund t’ja u thonë të gjithë ata që e njohin mirë se si funksionon  një epidemi dhe se si avancon një armik i padukshëm.

Me këtë armik të padukshëm që ka kapur  në befasi superfuqitë e botës dhe ka paralizuar të gjitha ushtritë e planetit askush nuk thotë dot sot që ka një ilaç më të mirë se sa rezistenca popullore. Rezistencë popullore kërkon çdo lider që nuk e kanë vaksinën dhe janë shumë larg së pasuri atë. Ne padiskutim që bazuar mbi këtë ecuri pozitive kemi mundësi të lirojmë “me pikatore” disa masa shkallë-shkallë për të lehtësuar psikologjikisht në radhë të parë, jetën tonë dhe jetën e përbashkët por nuk kemi asnjë të drejtë dhe kemi detyrimin që të mos hedhim hapa të nxitur.

Nëse do të zgjedhim të fillojmë të bëjmë disa lehtësime, patjetër që duhet të bëjmë disa shtrëngime. Ajo që ne po konsiderojmë është që duke lehtësuar, fjala vjen fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të gjithë atyre që janë në një punë që lejohen atëhere duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do ta shkelin hapësirën e kufizuar dhe duhet të shkojnë ndoshta deri në heqje lirie. Duke dëgjuar me shumë vëmendje ekspertët do kemi një diskutim të gjerë e të gjatë. Më lejoni të jap disa sqarime që mendoj janë të nevojshme:

Qiratë: Debati publik që mori formën e një sulmi në vazhdën e sulmeve të atyre që fatkeqësisht edhe në mes të luftës nuk po ndryshojnë dot pllakën e gramafonit të këngës së shëmtuar të paraluftës, kishte në thelb lemerisjen; si ka mundësi dhe si  mundet që qeveria të ndërhyjë në marrëdhënie private mes dy palësh.

Nëse qeveria do të ndërhynte në një kohë normale patjetër që do ishte skandal, por ne jemi në kohë lufte, kemi detyrim për të mbrojtur edhe ata që janë në hall. Edhe në familjen tuaj në familjen e secilit prej nesh personi që ndihmohet nga të gjithë është personi që është më në hall nga të gjithë. Meqë u tha edhe sot fatkeqësisht se ky vendim do krijuaka konflikt social shqiptar me shqiptar, unë dua të them se kam shumë besim, se historia ka thënë një të vërtetë të madhe, të vërtetën se shqiptarët janë bukë, kripë, e zemër.

Nuk besoj kurrë në parim që qiradhënësit sot do shkojnë të kapin për fyti qiramarrësit, kur këta të fundit e kanë të pamundur të paguajnë. Si mund të shkojë një qeradhënës të nxjerrë nga shtëpia në kohë lufte një qiramarrës, që e ka të pamundur të paguajë pasi nuk shkojnë dot në punë se e kanë të pamundur.

Këtu jemi përpara disa kategorish, ne nuk e bëjmë për të gjithë, nuk mund t’u themi dot bizneseve të mëdha që bëjnë miliona lekë xhiro që të mos paguajnë qera. Por ata që punojnë dhe kanë biznes të vogël, ne u themi që jemi në anën tuaj dhe nuk lejojmë askënd që t’i nxjerrë nga ambienti juaj. Të gjithë e kanë bërë me një afat. Ne nuk u themi disave që kanë dhënë me qira një pronë dhe jetojnë me këtë me qira dhe jetojnë me të.

U thash dje, që vendimi do ketë detajime, do ketë njoftim nga Drejtoria e Tatimeve. Dëgjojeni me kujdes, individët që jetojnë me qiranë e një mjedisi që e kanë në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera do jemi ne që do i mbështesim në këtë periudhë, do ketë subvensione. Ashtu do mbështesim dhe bizneset e vogla. Partia e Sudes e ka shumë kollaj, sjell një faturë që do kishte tronditur edhe Francën në raport me prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Si recetat magjike të Sudes. Shqiptari e ndan bukën, e për bukë nuk ka vdekur“, tha Kryeministri./abcnews.al