Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Akti normativ me sanksionet për abuzuesit është gati”, Rama: Nga nesër do të mbyllim transportin urban në Tiranë dhe Durrës

schedule19:41 - 11 Mars, 2020

schedule 19:41 - 11 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kësaj të mërkure ka njofruar se nga nesër do të bëhet edhe mbyllja e transportit publik për linjat urbane në Tiranë dhe në Durrës fillimisht.

Ky është nje vendim që ëhstë marrë vetëm në këto dy qytete pasi janë dhe dy vendet që kemi më shumë shfaqje të rasteve të konfirmuara se në qytetet e tjera.

Gjithashtu ai ka theksuar se ëstë gati akti normativ me sanksionet për të gjithë abuzuesit në lidhje me personat që shkelin rregullat e vendosura për mbylljen e aktiviteteve të tyre.



“Akti normativ është gati dhe në orët në vijim do formatizohet për të vendosur sanksionet në lidje me masat dhe jemi munduar të krijojmë një ekuilibër në një kohë aspak të zakonshme. kemi vendosur ndalimin e aktivitetit të gjitha bar-eve dhe restoranteve dhe ta shoqërojmë këtë me një sanksion nëse ata tentojnë ta hapin aktivitetin. Megjithatë duhet të falënderoj një pjesë të madhe që janë ndërgjegjësuar vetë dhe e kanë mbyllur aktivitetin. Do të bëjmë ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekur më lartë në krahasim më vendet e tjera. Asnjë shet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë. Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni” tha Rama

Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe kryedemokratit Basha: Kreditë e bizneseve dhe njerëzve po diskutohen

“Kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht, përsa i përket zinxhirit të prodhimit askush nuk këshillon masa drastike, aq më tepër që jemi në njëkurbë rritje. Ne do të imponjmë krijimin e distancave të sigurisë dhe kushteve të mbrojtjes. Këtë kemi kërkuar dhe do të ketë sanksione të qarta për ata që nuk i respektojnë. U takon kompanive dhe sipërmarrjeve që të marrin masat dhe të bëjnë shkurtimet e nevojshme, uljes së numrit, distancave të sigurta. Nga maskat, dorezat, tek detergjentët pranë tavolinës së punës dhe kështu me radhë. Dallimi është cfarë ndodh në një autobus dhe në një vend pune që ka një zot. Kreditë e bizneseve dhe njerëzve po diskutohen, por është e pamundur, qesharake, skandaloze dhe kriminale që të dalë një palë tjetër dhe të shfaqet në këtë mjedis dhe të flasë sot se cfarë duhet të bëjmë për masat financiare dhe ekonomike që i takojnë një dite më pas. Sikur ndodhi me tërmetin, iu siguroj se do ia dalim edhe me këtë”  është shprehur shefi i qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!