Teksa vendi ndodhet në shtetrrethim, një aksident me bilanc tragjik ndodhi mbrëmë, ku humb jetën katër persona. Abcnews.al ka zbardhur identitetin e viktimave: Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç, Juljan Mehilaj, 45 vjeç.
Në kryqëzimin e Borizanës në Fushë-Krujë një automjet është përplasur me një kamion. Në vendin e ngjarjes mbetën të vdekur tre persona, ndërsa mbeti i plagsour një tjetër, i cili humbi jetën pak më vonë.
Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga abcnews.al, makina tip Audi AA 848 ZZ është përplasur me një kamion me targa të Kosovës.
Gazetari i ABC News Ahmet Zani raportoi për abcneës.al se viktimat janë banorë të fshatit Larushk të Fushë-Krujës./abcnews.al