Aksidenti me dy viktima në Tiranë-Durrës, gjykata jep masën “arrest në burg” për Arbër Tivarin

schedule11:51 - 30 Nëntor, 2022

schedule 11:51 - 30 Nëntor, 2022

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”, për Arbër Tivarin, i cili drejtonte mjetin që u aksidentua pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Lexo edhe: Humbën jetën pas një gabimi fatal në rrugë, përcillen për në banesën e fundit dy viktimat e aksidentit tragjik

Njoftimi: 

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Durrës, është regjistruar Çështja Penale Nr. 724 Akti, me objekt “Vleftësim i ligjshëm arresti dhe Caktim Mase e Sigurimi Personal ndaj shtetasit A.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 290/4 Kodit Penal”.

Në përfundim të shyqrtimit, Gjykata e Rrethit Gjyqsor Durrës ka disponura me Vendim, ku ka vendosur:

Të pranojë kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit A.T i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” e parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal.
Të caktojë ndaj të arrestuarit A. T. masën shtrënguese “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Shpenzimet gjyqësorë në ngarkim të të arrestuarit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Durrës, sot më datë 28.11.2022

Si pasojë e aksidentit të rëndë ndërruan jetë Roxhesa Klironomi 24 vjeçe dhe Silva Gjergji, 26 vjeçe. Edhe Tivari pësoi dëmtime të rënda dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

26-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe shkaktoi aksidentin që u mori jetën dy vajzave në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e së dielës dyshohet se ishte në ndikimin e alkoolit.

Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit pasi gjatë viteve të fundit ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu. Për herë të fundit, Tivari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. /abcnews.al