Aksident tek ish-Stacioni i Trenit, bllokohet autobusi

schedule16:45 - 21 Maj, 2022

schedule 16:45 - 21 Maj, 2022

Një aksident ka ndodhur pranë zonës së ish-stacionit të trenit në Tiranë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga abcnews.al, në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa një autobus ka mbetur i bllokuar.

Siç duket makina e parë është ndalur në rrugë ndërsa tjetra e ka goditur nga pas. Ndërkohë autobusi që po kalonte anash, ka mbetur për disa minuta i bllokuar.

Nga ky aksident fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur, por janë krijuar radhë të gjata trafiku.

/Abcnews.al/