Aksident në Vlorë, pema i “del” para autobusit me turistë (VIDEO)

schedule10:55 - 23 Maj, 2022

schedule 10:55 - 23 Maj, 2022

VLORË– Një autobus me turistë është përplasur me një pemë degët e së cilës janë zgjatur dhe kanë devijuar drejt rrugës.

Devijimi i pemës nga autobusi në këtë rast ka qenë i pamundur për shkak se në korsinë tjetër të rrugës ka qenë duke kaluar një kamion.

Për shkak të lartësisë, autobusi është penguar te pema dhe e ka pasur të pamundur që të vazhdojë rrugën.

Pritet një vinç i madh që ta spostojë autobusin ndërkohë që pema duhet sharruar për të shmangur aksidentet e tjera.

Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

/abcnews.al