Aksident me vdekje në Vlorë

schedule09:48 - 26 Qershor, 2022

schedule 09:48 - 26 Qershor, 2022

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç.

Si pasojë e përplasjes 69-vjeçari ka marrë dëmtime, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al