Aksident me dy të plagosur në Elbasan

schedule20:04 - 22 Janar, 2022

schedule 20:04 - 22 Janar, 2022

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Elbasan-Papër.

Një maune është përplasur me një autoveturë duke shkaktuar plagosjen e dy personave, shoferit dhe pasagjerit që ndodheshin brenda.

Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

/ Abcnews.al