Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 32 vjeçarja

schedule21:16 - 19 Janar, 2020

schedule 21:16 - 19 Janar, 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur  në Shkodër.

Një automjet ka përplasur një 32 vjeçare e cila ishte duke drejtuar motoçikletën.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, e reja ka humbur jetën sot në mbrëmje.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, për veprime të mëtejshme, dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

“Shkoder/informacion Paraprak

Më datë 18.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”./abcnews.al