Aksident i rëndë në rrugën Shkodër- Koplik, vdes 21 vjeçari

schedule09:41 - 1 Shkurt, 2018

schedule 09:41 - 1 Shkurt, 2018

Një i ri humbi jetën tragjikisht në një aksident autobilistik në rrugën Shkodër Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.

Mëngjesin e sotëm, automjeti tip Opel Korsa doli nga rruga për shkak të shpejtësisë të madhe dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi, Sead Bajramaj nga qyteti i Koplikut.

Sipas policise, fillimisht drejtuesi  ka humbur kontrollin ndaj mjetit, i cili më pas është rrotulluar disa herë dhe përplasur me një pemë në anë të rrugës.

Përplasja ishte e fuqishme dhe Bajramaj ka vdekur në vend.

U desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë trupin e viktimës./abcnews.al