Aksident fatal: Burri përmbys makinën se donte të vriste gruan, rrezikon 4 fëmijët

schedule10:55 - 17 Gusht, 2021

schedule 10:55 - 17 Gusht, 2021

Një aksident fatal ka ndodhur në Kaliforni të SHBA. Një 31-vjeçar ka përmbysur të enjten makinën e tij në një një autostradë të qarkut Los Angeles, me qëllim vrasjen e bashkëshortes.

Cesar Torres ka rrezikuar edhe jetën e katër fëmijëve të tij, pasi makina ra mbi një traktor, sipas zyrës së prokurorit vendas.

“Një familje u shkatërrua nga ky aksident tragjik, i cili i la 4 fëmijë të vegjël pa nënën e tyre,” tha prokurori.

Ndërkohë, trupi i 26-vjeçares, Aimee Garcia u tërhoq i pajetë nga makina.

Ndërsa, Torres tani akuzohet sipas hetimit të policisë, për vrasje, si dhe 4 vrasje në tentativë./abcnews.al