Ahmetaj shpjegon paketën për koronavirusin: Si do t’i garantojmë bizneset, nuk ka mungesa në ushqime

13:55 | 21/03/202013:550

Ministri Arben Ahmetaj shpjegoi në studion e Abc News paketën me shtatë pika të qeverisë për krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Ahmetaj shpjegoi se biznesi do të mbështet përmes formave të ndryshme siç është riskeludimi i pagesës së Tatimin mbi Fitimin apo edhe duke dhënë një garanci prej 100 milion dollarësh në mënyrë që ata të kenë mundësi për të shlyer pagat e punonjësve.

“Kjo paketë garanton të gjitha siërmarrjet që kanë vështirësi likuiditeti dhe që duhet të paguajnë pagat. Këto sipërmarrje mund të shkojnë në bankë dhe të kërkojnë kredi me qëllim pagesën e pagave. Ato do të futen në bankë me risk zero sepse riskun e merr shteti shqiptar, pra Buxheti i Shtetit. Limiti i marrjes së kredisë do të konsiderohet nevoja që do të kenë për pagat”, tha Ahmetaj.

Ky i fundit theksoi gjithashtu si linjat e furnizimit të tregjeve janë të paprekura dhe gjithçka vijon normalisht, prandaj edhe qytetarët nuk duhet të bëjnë panik dhe të mblidhen në markete duke rritur rrezikun për t’u kontaminuar.

“Nuk mungon furnizimi me ushqime. Vazhdon zinxhiri i furnizimit normalisht, kombëtar dhe ndërkombëtar. Përveç se ka sasi të mëdha rezerve për një muaj e gjysmë”, u shpreh ai.

Pjesë nga biseda në studio

Për ta nisur fillimisht me garancinë 100 milion dollar për biznesin?

Kjo paketë është për ato sipërmarrje që i kanë punonjësit në shtëpi dhe duhet të paguajnë pagat.
Instrumenci i garancisë është i domosdoshëm dhe do të funksionojë. Edhe Gjermania ka vendosur garanci për biznesin, nuk është se ka hedhur 500 miliard euro dhuratë, por ka dhënë garanci.

Çfarë garanton?
Bizneset do të futen në bankë me risk zero sepse riskun e merr përsipër Buxheti i Shtetit.

Punonjësit janë aset dhe duhet të trajtohen si të tillë nga kompanitë. Nuk duhen trajtuar punonjësit që janë aty nga halli, por si persona që janë aty kur je në ditë të mira dhe të këqija.

Punonjësit i kanë të gjitha mundësitë që të marrin pagat. Me orarin e ri janë gati tetë orë punë dhe gjithkush ka mundësinë që të kryejë punët e tij në këtë orar.

Ky orar është vendosur pas një debati dhe ka një arsye për debat, është pikërisht ajo që bëjnë qytetarët që dalin jashtë dhe grumbuillohen.

Është edhe paniku për të siguruar rezerva ushqimore…

Qytetarët tani sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Njerëzit mblidhen 200 veta në një treg duke e bërë që të qarkullojë virusi me shpejtësi.

Nuk mungon furnizimi me ushqime. Vazhdon zinxhiri i furnizimit normalisht, kombëtar dhe ndërkombëtar. Përveç se ka sasi të mëdha rezerve për një muaj e gjysmë.

Marketet marrin mallra çdo ditë nga jashtë. Nuk ka arsye për panik. Paniku është për shkak të injorancës.

Por, krahas pagave, kanë edhe qiranë, taksat etj? Kjo tregon se kredia do të jetë më e madhe?

Biznesi do të marrë kredi për pagën bruto që përfshin sigurimet dhe të Tatimin mbi të Ardhurat Personale. Sipërmarrja e ka këtë mundësi.

A do të shtyhen pagesat e taksave?
Po nëse shtyhen, me çfarë do të paguhen pensionet dhe detyrimet e tjera? Unë e kuptoj sikletin që secili kalon në një luftë si kjo, por të kërkon lukse kjo është e pamundur. Ne jemi në luftë dhe jemi vend i varfër dhe vendet japin vetëm garanci. Serbia dhe Bullgaria për shembull nuk krahasohen as me ne.

Ccfarë ndodh nëse disa nga bnizneset marrin kredi, shpallin falimentin dhe pastaj kredinë e paguan buxheti i shtetit, pra ne? Ccfgarë instrumentesh do të keni?

Mund të ketë edhe abuzime, por mënyra e shpalljes së falimentit është e lidhur edhe me asetet që ke. S’do jetë e mundur që të vijojnë punën me aseset. Ccdokush që abuzon me këtë ka për të përfunduar në burg. S’mund të gënjejnë me këtë pjesë.

Po bizneset familjare?
Kemi fondin 65 miolon dollar që është për këtë punë. Ne do t’u ofrojmë atyre shërbimet bazike monetare. Kjo është në planin A, pasi B, C dhe D kanë dhimbje edhe më të mëdha. Shpresoj të qendrojmë në planin A.

Brenda këtij 65 milioin dollarëshi ku keni përfshirë shtresat në nevojë, papunësinë dhe biznesin e vogël si do të funksinojë?

Ka një Task Forcë që po punon me këtë gjë tani dhe po shohin të gjithë situatën e punësimit dhe të papunësisë së krijuar rishtaz dhe shpresoj që të kemi një informacion deri të hënën për të patur një panoramë më të qartë.

Si do të jepet kjo lloj ndihme? Në para apo…?

65 milion dollarëshi është kryesisht që do të jepet CASH, kurse 2 miliard lekë janë për ushqime dhe nuk do të jepet CASH.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono