VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, në të cilën ndodhet edhe një hotel.
Abc News ka siguruar momentin kur flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të godinës, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit.


