Vaksina e COVID, nuk ka ardhur ende në Shqipëri. Pritet të vijë në fillim të javës së tretë të Janarit. Edhe pse për shumë njerëz shihet si zgjidhja e vetme për t’u mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, një i moshuar në Tiranë mendon ndryshe.
I pyetur nga gazetarja e ABC, Ema Shazivari nëse do të vaksinohet, me bindje thotë jo. Ajo që shton më pas, të lë pa fjalë. Ai thotë se pret që të vdesë, edhe pse në dorë mban një maskë që të mbrohet nga ky infeksion./ db/Abcnews.al



