Tirana është skuadra që nuk i ka marrëdhëniet mirë me Komisionin e Disiplinës dhe të Etikës.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Etikës shumë skuadra të superiores e kanë pësuar, por ajo që po “ sakatohet” janë “bardh e blutë”.
Këtë herë kryeqytetasit janë dënuar me 50 mijë lekë gjobë, por për Tiranën nuk është hera e parë që e pëson nga Disiplina. Plot 5 herë të tjera është dënuar për sjellje të pa hijshme të tifozëve në ndeshje të caktuara.
Siç duket deri tani fatura për Disiplinën ka shkuar deri në 4 milion lekë të vjetra. /f.a/abcnews.al