Lojtarja e sotme në game show “Kutia 21” ishte Giliana. Ajo ka bërë një lojë vërtetë të shkëlqyer duke i befasuar të gjithë.
Me profesion “web designer”, Gili zgjodhi të mbante ofertën, duke rrëmbyer 365 Euro. Gjithashtu fitoi edhe 100 Euro nga loja, pasi arriti të gjente portretin e aktores Marlin Monroe.
Megjithatë, bankieri mbrëmjen e sotme u nda i kënaqur, pasi në kuti qendronin 500 Euro.
Që të gjithë të shuani kureshtjen për atë që ndodhi në këtë episod të “Kutia 21” mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. Game show vjen nga e hëna në të premte në orën 20:00 në ABC!
/abcnews.al