Nuk u vaksinuan për shkak të pandemisë, CDC: Fruthi kërcënim për 22 milionë foshnja

schedule15:44 - 12 Nëntor, 2021

schedule 15:44 - 12 Nëntor, 2021

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA kanë paralajmëruar se fruthi po kthehet sërish në një kërcënim global. Kjo për arsye se rreth 22 milionë foshnja në mbarë botën nuk janë vaksinuar ende kundër fruthit gjatë pandemisë, shkruan CNN

CDC vlerëson se vaksina e fruthit parandalon më shumë se 30 milionë vdekje çdo vit. Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që arriti nivelin më të lartë të 23 viteve në vitin 2019 , duke shkaktuar mbi 200,000 viktima në mbarë botën.

Më shumë se 60 mijë njerëz vdesin çdo vit nga fruthi dhe shumica e këtyre vdekjeve janë në mesin e fëmijëve të vegjël. CDC dhe OBSH kanë paralajmëruar se pandemia ka dëmtuar programet rutinë të vaksinimit të fëmijëve, raporton abcnews.al

“Numri  në rritje i fëmijëve të pavaksinuar, shpërthimet e fruthit dhe zbulimi dhe diagnostikimi i vonë i sëmundjeve të tjera për shkak të emergjencës së COVID-19 janë faktorë që rrisin gjasat e vdekjes  te fëmijët,” Dr. Kevin Cain, drejtor i imunizimit global të CDC.

/abcnews.al