Nga droni, skaneri dhe roboti kanadez, RENEA tregon arsenalin në 30 vjetorin e saj

schedule10:59 - 12 Nëntor, 2021

schedule 10:59 - 12 Nëntor, 2021

Në 30-vjetorin e krijimit të repartit RENEA, policia e shtetit ka organizuar një ceremoni për të nderuar dëshmorët e rënë në krye të detyrës në radhët e tyre.

Të pranishëm ishin ministri i Brendshëm Bledi Çuçi si dhe drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Gjatë fjalës së tij Çuçi deklaroi se sot RENEA është elita e policisë s ë Shtetit dhe e ka fituar këtë titull në sajë të punës së saj ndër vite.

“RENEA ka bashkëshoqëruar çdo aksion të bujshëm. Sot është elita e policisë së shtetit dhe ky titull nuk i është dhënë as përmes ndonjë procedure të mistershme apo akti burokratik. E ka fituar me jetët e humbura. Me djersë, me aksione në terrene të vështira.

https://www.youtube.com/watch?v=pz5mgLRdIfQ

Gjatë rrugëtimit të vet në këto 30 vite ky repart ka pësuar ndryshime për të arritur deri aty ku është sot.  Siguroj çdo oficer të RENEA-s për mbështetjen time dhe kësaj qeverie në përballje me krimin dhe fenomene të tjera të paligjshme”, tha ministri.

Në fund të ceremonisë Nano dhe Çuçi u ndalën të shohin nga afër disa nga mjetet që përdor RENEA në aksione të befasishme që shpesh herë kanë edhe rrezikshmëri të lartë. Pjesëtarët e këtij reparti shpjeguan edhe funksionin e këtyre pajisjeve dhe rastet kur ato përdoren.

“Droni që kontrollon hapësirat lart ku nuk ngjitemi dot për të verifikuar. Aparati i skanimit është teknologji e re. Skaneri belg komandohet nga distanca. Roboti kanadez na ndihmon të mos shkojmë ne te pako e dyshimtë, por të dërgojmë robotin”, u shpreh efektivi i RENEA-s. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!