“PD i ofroi 15 mandate LSI”, Kryemadhi i përgjigjet Bardhit: Mashtrim pervers

schedule23:10 - 11 Nëntor, 2021

schedule 23:10 - 11 Nëntor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka pranuar një konflikt të krijuar mes PD-së dhe LSI-së.

Në emisionin “Open” duke folur rreth këtij konflikti, Bardhi është shprehur se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm. Sipas Bardhit, LSI donte të garonte në zgjedhjet e 25 prillit në listë të vetme.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ka theksuar se ky është një mashtrim pervers.

Reagimi i Kryemadhit:

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI  listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!