“Nga energjia te marrëdhëniet me Serbinë”, Osmani takon nënsekretaren amerikane të shtetit

schedule08:31 - 11 Nëntor, 2021

schedule 08:31 - 11 Nëntor, 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Shtetet e Bashkuara për një vizitë zyrtare, e cila pritet të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

Në vazhdën e takimeve në SHBA, Osmani është takuar me nënsekretaren e shtetit, Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Takimi është bërë me dije nga nënsekretarja e shtetit, Victoria Nuland në Twitter. Ajo shkruan se kanë folur mes të tjerash edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, shkruan Nuland.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!