“Sali Berisha ka shkelur nenin 47 të statutit” kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një komunikatë me gazetarët.
Sipas Bardhit, Sali Berisha edhe pse prej muaj po trazon mendjet e demokratëve, nuk ka arritur që të mbledhë të gjithë firmat e nevojshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.
“Tollovi e krijuar dhe rezultoi një blof. I ka ç’fokusuar në mënyrë absurde nga beteja me regjimin e Edi Ramës. Demokratët kanë mjaftë halle. Berisha ka shkelur nenin 47 të statutit. Ka thënë që firmat mund të verifikohen por sot papritur na u deklarua se anëtarët e PD do i mbajmë sekret dhe do i mbyllim në kasafortë. Kjo është shkelje shumë e rëndë. Unë bëj çfarë thotë statuti i PD-së. Është e qartë sesi mblidhet. Vendim të kryesisë së partisë që takon rendin dhe nuk e cakton as Berisha as Basha por kryesia e PD-së. Sa herë do ketë çështje do mblidhet kryesia e partisë. Ishte mundësi e mirë të mblidhet. Procedurë e shpikur jashtë çdo rregulli.” tha Bardhi. /abcnews.al/