“Belindi i ktheu haraçin Saliut”, Kadilli: I thashë Berishës, ik se do të na marrësh më qafë

schedule12:29 - 10 Nëntor, 2021

schedule 12:29 - 10 Nëntor, 2021

Në studion e “ABC LIVE” në emisionin e sotëm ishte në fokus debati brenda PD-së pas ndarjes së thellë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli tha se sot partia është e përçarë.

Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësi për veprimet tona. I vetmi që e kam kërkuar kam qenë unë, i kam thënë duhet të ikësh zotëri, mos na marrësh të gjithëve në qafë. Berisha do një strehim politik për t’u mbrojtur.

Kësaj gjëje i bashkëngjitet një gjëje tjetër që e duan demokratët, një parti të hapur, të cilën Basha nuk e garanton, pasi e ka kthyer personale. PD sot është e ndarë, e përçarë. Berisha nuk duhet të kthehet në krye të kësaj partie” tha ai.

Ish-drejtuesi i PD-së Gjirokastër dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko duke komentuar bashkimin e kreut të FRPD-së me Berishën, tha se Belind Këlliçi i ktheu “haraçin” ish-kryeministrit.

Belindi duhet t’i çonte haraçin Berishës se e mbështeti për zgjedhjen në krye të FRPD-së. Nëse Berisha do të vetëshpallet kryetar, e sigurt PD ndahet në dy pjesë.

Kushdo që të ketë më shumë apo më pak, dëmi i është bërë PD-së. Unë mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte ndarja në dy parti, më mirë konflikti jashtë sesa brenda. Mund të bëhen koalicioni para dhe pas zgjedhore më pas” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!