Tre persona të armatosur e të maskuar, kanë grabitur banesën e një biznesmeni, nga ku dyshohet se kanë marrë 10 mijë euro. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës, në lagjen nr 14, në Durrës. Bëhet fjalë për Elton Kelmendin, një biznesmen transporti.
Pasi kanë hyrë në banesë, mësohet se grabitësit, kanë lidhur dy bashkëshortët, e më pas kanë marrë sasinë e eurove. Në ikje ata kanë rrëmbyer djalin e biznesmenit, të cilin e kanë lënë të lirë, pak kilometra larg banesës. Familjarët janë të tronditur, por sipas policisë asnjë prej tyre nuk është lënduar fizikisht.
Policia po heton për identifimin e kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e kësaj ngjarje. /abcnews.al

