Në një komunikim me gazetarët, pas takimit me delegacionin nga Kongresi dhe Senati i SHBA, kreu i PD Lulzim Bash ka thënë se asnjë nga debutetët nuk është penguar që të shpreh mendimin e tij.
Kujtojmë se deputetja, Albana Vokshi hodhi akuza ndaj Bashës se ky i fundit i ka ndaluar që të falsin në mbledhje, akuza këto që u hodhën poshtë nga Basha.
Ndërkohë kreu i PD-së tha se partia që ai drejton nuk do të bëhet avokat i askujt dhe kërkoi edhe njëherë shkëputjen nga e shkuara.
“Prania kaq e lartë e anëtarëve të kongresit dhe senatit dhe me një shumicë republikane, ishte një mundësi për të folur për prioritetet tona. Ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni që po zbraz vendin. Pa pikë diskutimi detyra ime si kreu i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi që t’i jepja zë të gjitha prioriteteve. PD nuk mund të bëhet avokat i askujt, duke filluar nga unë. Ne duhet të bëhemi avokat të qytetarëve dhe unë sot kam marrë mbështetje të plotë nga Kongresi Amerikan”, u shpreh Basha./abcnews.al/

