Partizani merr fitoren e parë kundër krutanëve, Laçi mund kampionët në fuqi

schedule15:42 - 7 Nëntor, 2021

schedule 15:42 - 7 Nëntor, 2021

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e tjera të “Abissnet Superiore”.

Pas fitores së parë të Skëndërbeut ditën e djeshme, sot ishte radha e Partizanit, i cili ka arritur më në fund të marrë edhe fitoren e parë në këtë kampionat.

Ka arritur të fitojë kundër Kastriotit me rezultatin 2-0, me gol të shënuar nga Emiliano Musta 37’ në pjesën e parë, VAR ishte protagonist në këtë ndeshje duke iu anuluar edhe një gol tjetër “të kuqve”, në minutën 76, ndërsa u desh minuta e parë shtesë për të parë edhe golin e dytë të shënuar nga Rrapaj.

Në ndeshjen tjetër triumfator doli skuadra e Laçit e cila arriti të mposhtë kampionët në fuqi me rezultatin 2-0. Goli i parë u shënua nga Mentor Mazrekaj në minutën e 43, ndërsa goli i dytë për Kurbinasit erdhi në minutat shtresë nga Guindo. Po ne pjesën e dytë për skuadrën e Teutës u ndëshkua me karton të kuq Xheison për një ndërhyrje të gabuar ndaj Lushkjes. Kujtojmë se në këtë ndeshje kurbinasve iu anulua një gol në minutën e parë të ndeshjes për pozicion jashtë loje të lojtarin Giundo.

/f.a/abcnews.al