Zyrtare/ Xavi: Camp Nou shtëpia ime, Barça është klubi që më shumë dua

schedule11:01 - 6 Nëntor, 2021

schedule 11:01 - 6 Nëntor, 2021

Barcelona ka pritur orët e vona të natës që të zyrtarizonte edhe trajnerin që do zëvendësojë Roland Koeman të larguar.

Xavi Hernandez është tashmë zyrtarisht trajneri i Barcelonës, i cili është zgjedhur për të ulur në stolin e katalanasve.

Siç raportojnë mediat spanjolle Xavi ka nënshkruar një kontratë me blugranat deri në vitin 2024.

Nëpërmjet një videoje të shkurtër të postuar në Twitter nga klubi blaugrana, tregohet momentet e “lamtumirës” të Xavit nga Barça, në vitin 2015, ku në sfond dëgjohen edhe fjalët e para të trajnerit të katalansve.

“Nuk ishte një lamtumirë, por një mirupafshim. Camp Nou ka qenë gjithmonë shtëpia ime, tifozët janë forca ime, njerëzit e mi, ndërsa Barça është klubi që më shumë dua. Tashmë kthehem në shtëpi, shihemi së shpejti fansa të dashur, Forca Barça”, janë fjalët e Xavit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!