Gazetarja e “ABC” Xhensila Kodra mëson se makina që u shpërthye me eksploziv mbrëmjen e sotme te Komuna e Parisit në Tiranë është në pronësi të noteres Rezarta Koçi.
Në momentin që ndodhi shpërthimi që ka shkaktuar vetëm dëme materiale, makina tip “Range Rover” me targa “AA 199 YS” ishte e parkuar në zonën e Komunës së Parisit, pranë kryqëzimit me “Rrugën e Kosovarëve”.
“ABC” ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, të makinës që ishte nën shënjestër të autorëve.
Policia ka nisur hetimet nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së parkingut, por edhe zonës përreth për të shkuar në gjurmët e autorit./ Abcnews.al