Xavi Hernandez është afër kalimit në Barcelonë në ditët e ardhshme, por trajneri i përkohshëm Sergi Barjuan ka pranuar se largimi nga detyra e trajnerit blaugrana nuk do të jetë e këndshme për të.
Sergi ka qenë zëvendësuesi i përkohshëm i Ronald Koeman pasi trajneri holandez u shkarkua pas humbjes 1-0 ndaj Rayo Vallecanos.
“Kur flisni me klubin, ju guxoni të merrni përgjegjësi dhe e dini që keni një datë skadimi. Kur keni një karamele të tillë, nuk ju pëlqen ta lini kurrë. Ndeshja me Celta është një lojë në të cilën ata do të na bëjnë të vrapojmë shumë. Historikisht, ne kemi pasur telashe në atë terren”, deklaroi tekniku i blaugranave.
Sergi vazhdoi duke theksuar se Barcelona duhet të vazhdojë të fitojë, pasi fitoret mund të rrisin moralin e ekipit pas një fillimi të ngadaltë të sezonit.
Trajneri i përkohshëm i Barcelonës theksoi se do të ishte i lumtur ta ndihmonte Xavi-n me këshilla për ekipin e parë, në rast se ky i fundit do t’i bashkohet skuadrës katalanase.
“Ne duhet të presim për deklaratën zyrtare. Unë jam këtu për të ndihmuar klubin. Nëse Xavi vjen, është sepse ai është alternativa më e mirë për klubin. Kam besimin me Xavi që të mund të flas lirisht me të dhe të ndihmoj. Nëse ai vjen, çdo pyetje që ka, do të jem i lumtur ta ndihmoj”, përfundoi Sergi. /f.a/abcnews.al