Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka dënuar dy skuadrat e “Abissnet Superiores” të cilat nuk kanë p[ranuar të vendosirn edhe stemën e re të Superiores.
Që nga fillimi i sezonit deri tani, skuadrat si Partizani dhe Teuta nuk i janë përgjigjur kërkesës së FSHF-së për vendosjen e stemës së re në fanellat e tyre.
Në këtë mënyrë Disiplina nuk i fal dhe ka vendosur dyfishim të gjobave për ta.
Disiplina muk është kursyer as për “Kategorinë e Dytë”, duke ndëshkuar ashpër dhunën e ndodhur mes Shënkollit dhe Orikut, ku ka pezulluar për disa ndeshje lojtarët e Shënkollit.
Skuadra e Flamurtarit ka shpëtuar nga Disiplina e cila nuk ka marrë parasysh kërkesën e Labërisë, ku sipas tyre skuadra vlonjate kishtë aktivizuar lojtarë jashtë rregullores.
Ja të gjitha vendimet e komisionit të Disiplinës:
KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Kukësi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Shënkolli, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, si dhe ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër Oriku, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 31, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e dhe 64/1, 65/1/a, 65/4/d, të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3, dënohet me gjobë në masën në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lojtari i Shënkolli, Donald Kacorri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të neneve 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Shënkolli, Albert Gjeka, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Oriku, Arbri Beqaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Elbasani, Elkier Shukle, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Luzi 2008, Endi Jovani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FC Kinostudio U-17, Gledis Gjonpalaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC Besa U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë neneve 24, 31, 63/1/b, 64/3/b, 64/5, 65/3/h dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjanëse pa spektatorë.
Lojtari i Football Republic U-19, Enes Rada, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Flamurtari FC U-19, Kevin Hasani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Shkodra U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 65/3/b dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të C Bulqiza, Sildi Lika, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
/f.a/abcnews.al