Komisioni i pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi. Në relatimin e Komisionit, Zefi figuronte më një sërë problemesh me pasurinë.
Sipas komisionit, gjyqtari kishte pamjaftueshmëri financiare për pagesën e kryer për një apartament prej 132 metër katror. Zefi kishte një sërë pasaktësish në deklarimet ndër vite dhe në deklaratën vetting, për dy automjete të familjes.
Po ashtu Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klaisfikuar kishte ngritur dyshime për përfshirjen e kryegjyqtarit te Shkodres në afera korruptive dhe kishte bërë të ditur se ai kishte kontakte të papërshtatshme për detyrën e tij.
Vetë gjyqtari Arben Zefi, gjatë seancës dëgjimore dy ditë më parë, kundështoi të gjitha gjetjet e bëra nga KPK. Sipas tij, pasuria ishte e justifikuar dhe e siguruar në burime të ligjshme. /abcnews.al