A iu refuzua Kurtit viza për në SHBA? Përgjigjet zëdhënësi i qeverisë

schedule21:01 - 3 Nëntor, 2021

schedule 21:01 - 3 Nëntor, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së shpejti do të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmuan nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës, ku zyrtari i saj për informim Përparim Kryeziu, hodhi poshtë zërat se Kurtit i është refuzuar viza amerikane.

”Nuk është e vërtetë”, u shpreh ai kur u pyet për refuzimin e vizës për Kurtin.

”Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha ai për Klan Kosova.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!