Arrestohet në Itali 38 vjeçari shqiptar, i dënuar për vrasje

schedule11:02 - 10 Janar, 2019

schedule 11:02 - 10 Janar, 2019

Një shqiptar i dënuar me 19 vjet burg nga drejtësia jonë për një vrasje të kryer në vitin 2004 është vënë në pranga në Itali. Policia e Shtetit bën të ditur se është arrestuar në Bergamo, Dritan Karaj, 38 vjeç, nga Kruja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është dënuar me vendim të formës së prerë me 19 vjet heqje lirie nga Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, pasi në 11 mars 2004, në Fushë- Krujë ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.

Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një person tjetër kanë marrë peng një shtetas, duke i kërkuar  7 mijë euro. Për këto vepra penale Dritan Karaj është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor, duke u dënuar me vendim të formës së prerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!