Tirana ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 725 raste pozitive që janë raportuar në të gjithë vendin, 289 prej tyre janë në Tiranë.
Kryeqyteti mban rekord sa i përket rasteve pozitive krahasuar me qarqet e tjera. Pas saj vjen Fieri, Elbasani dhe Vlora, megjithëse kanë një numër shumë të ulët rastesh pozitive.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 289 në Tiranë, 43 në Fier, 36 në Elbasan, 32 në Vlorë, 29 në Lushnje, 28 në Shkodër, 27 në Berat, nga 22 qytetarë në Durrës, Kamëz, 20 në Gjirokasër, nga 17 qytetarë në Korçë, Sarandë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Kukës, Krujë, Pogradec, nga 8 qytetarë në Dimal, Lezhë, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kuçovë, Vorë, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Konispol, Kolonjë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Librazhd, Dropull, Himarë, Roskovec, Kurbin, Tropojë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 qytetar në Peqin, Poliçan, Devoll, Maliq, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë, Has, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe.
Në të gjithë vendin janë 7,834 aktive me COVID, 4037 vetëm në Tiranë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4037
Fier 862
Durrës 543
Shkodër 506
Vlorë 419
Elbasan 345
Gjirokastër 303
Berat 257
Korçë 194
Lezhë 178
Kukës 120
Dibër 70
abcnews.al