Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 25 vite burgim Jetmir Koxheri për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në 2019 në Martanesh ku i plagosur rëndë mbeti një 6-vjeçar i cili mori plagë në fytyrë. Jetmir Koxheri ka qëlluar me armë në drejtim të shtëpisë së babit të 6-vjeçarit pas një konflikti që kishte pasur me të.
Gjithçka ka nisur në një lokal në Martanesh, ku Jetmir Koxherri, dhe H. Rr., janë konfliktuar mes tyre. Jetmiri është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr. Si pasojë ka mbetur i plagosur fëmija 6 vjeçar. /abcnews.al/